Shoqata e dizajnuesve amerikanë (CFDA)e ka shpallur Rihannën ikonë mode për vitin 2014.
Shpërblimi këngëtares 26 vjeçe do t’i jepet më 2 qershor në New York, në përvjetorin e themelimit ë shoqatës, transmeton AP.
Shpërblimi jepet për personalitetin stili i veshjes të të cilit ka pasur më së shumti ndikim në pop kulturë në gjithë botën. Më parë këtë shpërblim e kanë marrë këngëtarja Lady Gaga, manekinia Kate Moss dhe aktorja Nicole Kiddman. Rihanna bashkë me Eminem në gusht në Los Angesle fillojnë një mini turne të përbashkët
Dy artistët më herë kanë bashkëpunuar në hitet “The monster” dhe “Love The Way You Lie”.
Tuesday, 25 March 2014 17:44