Rihanna ka filluar të shfaqë detaje të njëpasnjëshme në profilin e saj publik në rrjetin social Tweeter.
Albumi i saj i gjashtë pritet të dalë në vjeshtë. Gjithashtu ajo ka lënë të nënkuptohet se do të jetë i përfshirë edhe njëri prej hiteve të saj të 2009, i përpunuar në version të ri.
“Ju e dini se sa shumë e kam dashur ‘Rated R’…”, ka komentuar ajo për njërën nga fansat e saj që e ka pyetur.
Momentalisht kënga e Rihannës “Cheers (Drink to That)” e albumit vijues renditet e 10-a në listën e 100 më të mirave të Billboard Chart. Albumi i ri pritet të jetë në bashkëpunim me studion e njohur si Jugganauts, e cila prodhoi hitin e saj “Man Down”. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 11:45