Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 17:00

New York – Megjithëse është një divë e muzikës pop dhe shumë e suksesshme, bukuroshja nga Barbados duket se është ndjerë e vetmuar në shpirt, pavarësisht se ka qenë e rrethuar nga miqtë e saj.

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, të cilën e ka kaluar në festën e organizuar nga Puff Daddy në Miami, ajo e ka kaluar në shoqëri të këndshme mes miqsh.

Por kjo nuk i ka mjaftuar pasi është shprehur se për këtë vit të ri dëshiron që të bëj më shumë para, të lërë duhanin dhe të gjej një të dashur.

Atëherë, paç fat Rihanna!