Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 15:21

Dje është publikuar klipi më i fundit i Rihannës, “We Found Love” tek i cili ajo është shfaqur me modelin anglez të shumëpërfolur Dudley O’Shaughnessy.

Tërheqja e tyre ndaj njëri-tjetrit është mjaft e dukshme dhe ata lëshohen në skena të plota puthjesh, përkëdheljesh, të bërit dashuri dhe deri në skena agresive dhe frikësuese.


Duke folur për klipin, Rihanna ka thënë: “Ne nuk kemi bërë asnjëherë një video të tillë më parë. Me siguri që kjo është një nga videot më të thella që kam bërë ndonjëherë. Flet për dashurinë dhe dashurinë që të shndërrohet në drogë. Ndjesia e mirë dhe e keqe e dashurisë… të gjitha këto shihen në klip.”

Klipi fillon me Rihannën që reciton me theks irlandez: “Të pashë duke ulëritur kur askush nuk të dëgjonte. Ti gjithmonë ke frikë se mund të ndihesh i pavlerë pa praninë e dikujt. Askush s’ka për ta kuptuar ndonjëherë se sa shumë të dhemb. Ndihesh i pashpresë, sikur asgjë nuk mund të të shpëtojë. Dhe kur çdo gjë merr fund dhe ka ikur, atëherë pothuajse uron që të kthehesh sërish mbrapsht.”

Më pas Rihanna shfaqet me Dudley duke u rrëmbyer në momente pasioni dhe tërheqje fizike, të paaftë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit qoftë edhe për një minutë. Duke pirë cigare, që presupozohet të jetë marijuanë, dhe duke pirë alkool, marrëdhënia e tyre përfshihet në një situatë të dalë kontrolli, po aq sa edhe atëherë kur fermeri 61 vjeçar Alan Graham i kërkoi Rihannës të largohej nga tokat e tij me drithë. Momente tepër provokuese dhe shokuese për fermerin kur ka parë se çfarë po ndodhte ndërmjet Rihannës dhe Dudley-t.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pasi shfaqen në makinë me përkëdhelje dhe momente mjaft personale midis tyre, Rihanna shihet duke ecur me vrap lakuriq në fushë. Por në klip gjërat fillojnë dhe përkeqësohen me konsumimin e të gjithave, duke i çuar në grindje të dhunshme. Videoja përfundon me Rihannën e kërrusur në cep të dhomës.

“We Found Love” është klipi i vetëm i albumit të ardhshëm të Rihannës “Talk That Talk”, që pritet të dalë në shitje më 21 nëntor. (LajmeShqip.com)