Lajme Shqip Thursday, 10 May 2012 11:05

Këngëtarja është shfaqur e frikësuar për shëndetin e saj duke treguar foto të krahut me disa tuba infusioni të fashuar mbi të. Ylli i këngës ‘Umbrella’ ka qenë e pranishme në mbrëmjen Met Gala në New York .

24-vjeçarja kishte veshur një fustan tepër elegant në ngjyrë të zezë dhe e lyer me një makiazh perfekt, që nuk të linte të mendoje se ajo mund të mos ndihej mirë. Por menjëherë mbas këtij eventi ajo ka publikuar në Twitter fotografinë e krahut të saj të fashuar…

Sipas burimeve fillimisht organizatorët e eventit janë inatosur pasi Rihanna nuk është paraqitur në provat e së shtunës live. Në vend të saj ajo kishte dërguar koreografin e saj Hi Hat, duke thënë se vetë ishte shumë e sëmurë. Dhe këtë gjë duket se e ka vërtetuar më së miri duke postuar fotografinë e saj. (LajmeShqip.com)