Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 10:02

Për Rihannën nuk është hera e parë që zhvishet për të promovuar veten, por herën e fundit ajo e ka bërë në mes të njërit prej shesheve më të mëdhenj të New York-ut, në Times Square.

Një poster gjigant ekspozon Rihannën e zhveshur për të reklamuar parfumin e saj “Rebelle”.

Pamja tregon këngëtaren me flokë të kuqe duke mbuluar pjesët intime me krahë.

Duke folur për aromën e saj, në një deklaratë të kohëve të fundit, Rihanna theksoi: “Është për fuqinë e femrave. Është një esencë shumë femërore dhe romantike, por në të njëjtën kohë edhe sfiduese.”