Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 16:17

Këngëtarja e famshme Rihanna planifikon që sivjet të kremtojë dhjetë vjetorin e karrierës së vet në industrinë e muzikës dhe thotë se nuk beson që kanë kaluar dhjetë vjet.

Rihanna, siç njofton AP, ka thënë se i ka ndër mend disa gjëra dhe nuk e ka harruar jubileun, pasi për të është shumë domethënës dhjetë vjetori.

Ajo e ka publikuar albumin e parë “Music of the Sun”’ në vitin 2005, transmeton Koha.net. Ka publikuar gjithsej shtatë albume dhe ka marrë tetë çmime Grammy.

Sivjet Rihanna ka publikuar tre këngë mjaft të suksesshme e aktualisht po punon në një album.

Ajo thotë se puna në albumin e ri po shkon shkëlqyeshëm, janë xhiruar mjaft këngë dhe mezi po pret ta mbarojë dhe ta publikojë.

Rihanna e ka prezantuar parfumin “Rihanna Eau De Parfum” në Brooklyn duke thënë se ky është njëri nga parfumet e para të trilogjisë së re të saj.