Kanë filluar të përhapen fjalë për romance në mes Rihannës dhe të dashurit të saj të pare, një djalë Bajanez, që vajzat e vendit e quajnë si ‘Perëndia e Dashurisë’.
Negus Sealy i cili kishte marredënie me Rihannën përpara se ajo të bëhej e famshme, është fotografuar teksa kërcente një ‘dirty dancing’ me të në festivalin në Barbados.
Që nga momenti që ylli i këngës ‘Man Down’ mbërriti në vendlindjen e saj përpara 12 ditësh, ka qënë e pandarë nga Negus. Negus, 26-vjeçar, është duke ndenjur në vilën e Rihannës, në zonën e pasanikëve në Sandy Lane.
Dikush nga shoqëria e tyre ka thenë për ‘The Sun’:
“Ata tashmë janë lidhur sërish. Jemi të sigurtë për këtë.”
Çifti është fotografuar në plazh në vitin 2006, atëhere kur karriera e divës sa kishte filluar të merrte flakë. Madje kur në vitin 2009, Rihanna u rrah keq nga i dashuri i saj Chris Brown, Negus ka qënë shpatulla mbështetëse për të.
Por sjellja e tyre gjatë të përvitshmes Kadooment Day, ka bërë që gjuhët e liga të fillojnë dhe të flasin.
Në fakt, një shokët e tyre tha: “Ata gjatë gjithë kohës silleshin vërdallë njëri-tjetrit dhe kërcimi i tyre u kthye shumë i nxehtë dhe i rëndë.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 04 August 2011 18:45