Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 12:42

Megjithëse për Rihannën ishte shprehur se ishte një figurë mjaft bajate për formatin e X-Factor US, Simon Cowell ka nënshkruar një kontratë për ta sjellë atë si këshilltare e gjyqtarëve të këtij spektakli.

Bukuroshja 23-vjeçare e lindur në Barabados do të marrë pjesë në këtë spektakël kaq të famshëm dhe do të jetë këshilltare sëbashku me këngëtaren Mariah Carey.

Thashethemet për një mundësi bashkëpunimi në mes të dyve lindën kur ata u panë të darkonin bashkë gjatë Krishtlindjes së kaluar.

Me siguri që me dy këngëtare diva për gjyqtare spektakli do të ketë një sukses të sigurtë. (LajmeShqip.com)