Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 12:00

Fansat e Rihannës kurrë mund të mos e falin Chris Brownin për dhunën që ai ushtroi ndaj saj përpara Grammy Awards 2009, por me sa duket Ri-Ri është shumë e gatshme ta hedhë gjithë këtë ndodhi pas krahëve.

Të enjten Chris shkruajti në profilin e tij në Twitter, ” Të dua më shumë nga sa mendon ti.”

Dhe vetëm pas tre minutash ishte Rihanna ajo që postoi në faqen e saj “Gjithmonë do të të dua dashuria ime e parë.”

Thashethemet e pafundme thonë që në një mënyrë të heshtur ata po ribashkohen, pasi Rihanna është fotografur duke u shoqëruar me mamanë e Chris-it. Duket se këtë episod mesazhesh në publik e ka nisur Rihanna me këngën e saj “We Found Love”, të cilën ja ka dedikuar ish-të dashurit të saj Chris Brown.

Nëse do t’i shohim sërish bashkë, këtë gjë vetëm koha mund ta vërtetojë. (LajmeShqip.com)