Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 15:33

Rihanna dhe Chris Brown janë parë duke kaluar mbrëmjen në të njëjtin pub në West Hollywood të djelën.

Komentimet e njëri-tjetrit në Twitter, dedikuar dashurisë së parë dhe dashurisë në përgjithësi, kanë ndezur polemikat prej kohësh për afrimitetin ndërmjet tyre.

Dhe duket se çdo gjë tashmë po merr një pamje më të qartë. Rihanna dhe Chris Brown janë duke bërë paqe, por sipas sinjaleve është një paqe vetëm midis miqsh dhe jo më shumë.

Burime të ndryshme afër tyre kanë njoftuar se ata kanë arritur që të mbeten shokë.

Historia e tyre e hershme e dashurisë pati një përfundim tragjik. Gjatë një grindjeje në makinë, pasi Rihanna dyshonte për tradhëti nga ana e tij, situata u nxeh aq shumë sa përfundoi në ushtrim dhune prej tij, duke i shkaktuar jo vetëm shenja në fytyrë, por edhe të çara në trup dhe thyerje krahu. E zbritur nga makina e tij e katandisur, ajo nuk mundi dot t’i fshihej syrit të publikut me gjëndjen e saj. Në vitin 2009 Chris Brown u dënua me 5 vjet për të ndenjur larg Rihannës dhe 6 muaj shërbim për komunitetin.

Që mbas përfundimit të dënimit të tij ata janë parë duke u afruar gradualisht me njëri-tjetrin.

Do të arrij dashuria e tyre të rilind edhe mbas kaq vitesh? (LajmeShqip.com)