Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna ka befasuar publikun e saj në “FYF Fest”, duke dalë në skenë pa paralajmëruar fare që do të jetë pjesëmarrëse në këtë ngjarje.
Ajo u bashkua në skenë në momentin kur Kanye West ishte duke performuar hitin “FourFiveSeconds”, që e kanë në bashkëpunim me producentin Paul McCartney, transmeton Koha.net.
Në momentin kur Rihanna dëshiroi të hyjë në skenë, Kanye iu drejtua publikut “bëni zhurmë për Rihannan”, pasi ajo në prapaskenë kishte kënduar intron e këngës, raporton “Times”.
Prezenca e saj në Los Angeles, e elektrizoi publikun që po e shijonte maksimalisht këtë festival.
Monday, 24 August 2015 13:12