Në vitin 2011 revista Esquire e pati emëruar Rihannës si femrën më seksi të planetit. Rihanna njihet për imazhin e saj mjaft seksi si në jetën artistike po ashtu edhe në atë private, me imazhin e një gruaje të fortë por edhe agresive.
Në një intervistë të fundit për revistën Woman’s Fitness 24-vjeçarja ka rrëfyer se dikur nuk ka patur simpati për trupin e saj. Por sa më shumë kalonin vitet, aq më koshiente bëhej për pikat e forta të trupit të saj, aq sa sot ndihet më mirë po të qëndrojë e zhveshur.
“Kam zbuluar se ndjehem më rehat nën lëkurën time, se sa e mbuluar me veshje. Sigurisht që për këtë has shumë vështirësi me mosmiratimin e opinionit, por ajo çfarë mua më bën të ndihem më rehat dhe më të bukur, është lakuriqësia.”
Sigurisht që Rihanna i ka dhënë provat e këtij mendimi të saj. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 March 2012 12:24 