Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 14:41

Uashington – Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, ka marrë postin e këshilltares për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Barack Obama.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post, Tom Donilon, i cili ka dhënë dorëheqje pas tre vjetësh në këtë post, shkruan BBC. Rice ishte parë edhe si candidate e mundshme për postin e sekretares amerikane të shtetit. Ajo është kritikuar për qëndrimin e saj pas sulmeve ndaj diplomatëve amerikanë në Libi.