Athinë – Partia Demokracia e Re është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të cilat u mbajtën më 6 maj, me 18,85 për qind të votave, gjegjësisht 1.192.054 vota dhe 108 vende të deputetëve, tregojnë rezultatet përfundimtare, të cilat i shpalli sot Ministria greke e Punëve të Brendshme.
Në pajtim me ligjin partia, e cila do të fitojë më së shumti vota, merr 50 vende shtesë të deputetëve në Parlamentin 300-anëtarësh.
Koalicioni i të majtës radikale (SIRIZA) fitoi 16,78 për qind të votave, ose 1.061.265 vota dhe 52 vende të deputetëve.
Lëvizja Socialiste Mbarëgreke (PASOK) fitoi 13,18 për qind të votave ose 833.529 vota dhe 41 vende të deputetëve.
Partia “Grekët e pavarur” fitoi 10,6 për qind të votave, gjegjësisht 670,596 vota dhe 33 vende të deputetëve.
Partia komuniste greke fitoi 8,48 për qind, gjegjësisht 534.072 vota dhe 26 vende të deputetëve.
“Agimi i Artë” fitoi 6,97 për qind, gjegjësisht 440,894 vota dhe 21 mandate.
E majta demokratike fitoi 6,11 për qind të votave, gjegjësisht 386.116 vota dhe 19 vende të deputetëve. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 May 2012 12:20