Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 11:39

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se Polica e Kosovës ka gati project planin me të cilin do të pengonte Serbinë për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Rexhepi ka bërë të qartë se zgjedhjet locale janë ndaluar dhe se serbët me dy nënshtetësi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të organizohen nga OSBE.

Ai ka shtuar se ditën e zgjedhjeve, më 6 maj, policia e Kosovës do të jetë e gatshme se nëse Serbia bën ndonjë përpjekje për të mbajtur votimet, ajo do të veprojë, duke konfiskuar materialin zgjedhor dhe duke ndaluar proçesin zgjedhor.