Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 08:03

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, mori pjesë në tryezën e organizuar në komunën e Graçanicës, në kuadër të Projektit për Marrëdhënie Etnike- Kosovë (PER-K). Ministri Rexhepi bashkë me kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, dhe me zyrtarë të lartë komunalë të komunitetit serb dhe përfaqësues të fshatrave, diskutuan për çështje praktike rreth implementimit të pikave të dialogut.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme bën të ditur se ministri Rexhepi informoi qytetarët lidhur me procedurat e regjistrimit të automjeteve, duke i ftuar ata që të pajisen me targa dhe dokumente të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ministri Rexhepi u është përgjigjur interesimit të madh të qytetarëve për të sqaruar çdo detaj të masave të reja për regjistrimin e automjeteve. Qytetarët kryesisht u interesuan për çështje teknike rreth regjistrimit të veturave me targa dhe me mundësitë e pajisjes me dokumente personale të Republikës së Kosovës.