Tiranë – Nata finale e Festivalit ‘Kënga Magjike 2012’ në vitin e 14-të të tij, ka nisur me këngën fituesi të një viti më parë “Më lër të fle”, kënduar nga Redon Makashi.
Të gjitha këngët që kaluan në gjysmë finale ishin të përgatitura që të fitojnë një çmim, sic ndodh zakonisht në këtë festival, megjithëse në nominime ishte plotësuar numri edhe me emra që fatkeqësisht nuk e preken finalen.
Ndërsa fituesi i këtij edicioni siç ishte parashikuar doli këngëtari Alban Skënderaj me këngën ‘Refuzoj’, i cili rrëmbeu edhe çmimin e publikut. Edhe këtë vit prezantimi ishte ideuar nga producenti Ardit Gjebrea që të kishte në krah dy vajza, të mira dhe seksi në prezantim, pak si tepër të llastuara. Ndërsa kënga me popullore e këtij festivali “Ngjyra e kuqe” e kënduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri pasi ndezën si gjithmonë publikun, fituan vetëm çmimin e internetit si kënga më e klikuar.(LajmeShqip.com)
Sunday, 11 November 2012 13:12