Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 08:11

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës i cili rregullon funksionimin e këtij shërbimi, misionet diplomatike dhe postet konsullore.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky projektligj do ta reformojë shërbimin diplomatik, duke rritur kriteret për pranim në këtë shërbim dhe duke e bërë sistemin e gradimit të diplomatëve të karrierës më të qartë, shkruan “Epoka e re”.

Me këtë projektligj është krijuar edhe pozita e inspektorit diplomatik.