Tiranë – Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet që sot të ketë një ditë të gjatë, në afatin e e fundit të përfundimit të saj që skadon në orën 24:00. Në mbledhjen me dyer të mbylluara, të zhvilluar sot rreth orës 18:00 (e cila zgjati përrreth 1 orë e 30 minuta) komisioni nuk ka diskutuar cështje të ‘nxehta’ sic është ajo mbi KQZ.
Në përfundim të saj, eksperti socialist i Komisionit, Bledar Çuçi bëri me dije se u miratuan disa kapituj të rëndësishëm të OSBE, që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve zgjedhore, fushatën, financimin e partive, dhe kuaotat gjinore. Ndërkohë, që do të diskutohen cështjet lidhur me administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve.
“Kemi një takim tjetër dhe do jemi të impenjuar bashkë me bashkëkryearët për cështje që janë të nxehta dhe të ngeluara, lidhur me administratën zgjedhore dhe ankiminin e palëve. “Siç thashë është ditë punë dhe do diskutohen cështjet në frymën e sugjerimeve, cështje që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrën e numërimit. Nuk e di nëse do ketë shtyrje afati. Kemi konsensus konsensus, madje palët kanë miratuar për teknologjinë dhe përdorimin e paisjeve për numërimin, por do rishikojmë dhe një herë me frymën e OSBE. Pra, do diskutohet për administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve”,- bëri me dije Çuçi. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 May 2012 07:55