Tiranë – Përfaqësuesit e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi, kanë reaguar sot, pas deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama, i cili kërkoi një përgjigje zyrtare nga PD mbi reformën zgjedhore.
“Në cilësinë e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reformë, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashmë edhe nga kryetari i PD-së, për rrjedhojë, deklarata e Ramës se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qëndron”, thanë përfaqësuesit e PD për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi.
Monday, 03 October 2011 19:34