Aktorja e madhe hollivudiane, e njohur edhe për fushatat e saj të bamirësisë, veçanërisht për mbështetjen e fondacionit Avon në kërkim të kurës së kancerit të gjirit, sot ka zbuluar të vërtetën e saj vetëm nëpërmjet pamjes së saj.
Me gjithë dëshirën e saj të shprehur më parë për të patur një fëmijë me burrin e saj të dytë, ajo nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar. Por pamjet e qarta janë më të sakta se çdo fjalë e konfirmuar për median.
Reese Witherspoon është shtatzënë. Për të kjo do të jetë shtatzënia e tretë, pasi nga martesa e parë me aktorin Ryan Phillippe ka patur edhe dy fëmijë të tjerë, Ava 12 dhe Deacon 8 vjeçe.
Reese 35-vjeçare u martua me Jim Toth 41-vjeçar, agjent i CAA pas një viti frekuentim me njëri-tjetrin.
Filmi i saj i fundit ka qenë “Water for Elephants”, në rol kryesor sëbashku me Robert Pattinson. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 March 2012 13:50 