Përpara disa ditësh Reese Witherspoon u godit nga një makinë teksa ishte duke bërë vrap nëpër qytet.
Sipas “US Weekly” ky aksident e ka frikësuar shumë atë dhe burrin e saj Jim. Megjithëse për momentin ajo është duke u relaksuar duket se tronditja që ka pësuar nuk është e pakët.
Gjëja e veçantë është se Reese ka patur gjithnjë frikë se mos goditej nga ndonjë makinë. Kjo ka qënë një frikë që e ka shoqëruar atë prej vitesh. Ajo është personi i parë që sigurohet për këdo me të cilin mund të jetë duke ecur, që ta tërheqë nga cepi i trotuarit nga frika se mos e godet ndonjë makinë.
35 vjeçarja e cila kishte dashur të ngrente padi ndaj 84 vjeçares që e kishte goditur me makinë, ka ndërruar mëndje dhe duket se gruaja e moshuar do t’i nënshtrohet vetëm testit të patentës.
Reese, nëna e dy fëmijëve ka patur vetëm një qepje në ball dhe për këtë ekspertët thonë se kjo shenjë nuk mund do të ndikojë në projektet e saja. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 September 2011 21:34