Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 16:52

New York City – Dje aktorja e mirënjohur e Hollivudit, Reese Witherspoon, pavarësisht temperaturave të ulta, ka dalë për të bërë Pazar më këmbë dhe më pas i është bashkëngjitur fushatës së përvitshme për luftën ndaj kancerit të gjirit për femra “Walk for Breast Cancer”.

Si ambasadore e kompanisë amerikane kozmetike “Avon”, që ndihmon në luftën ndaj kancerit të gjirit dhe dhunës në familje, i është bashkëngjitur edhe 3.500 qytetarëve të thjeshtë në maratonën vjetore, në shenjë të luftës ndaj kancerit.

Ky rast shënon ngjarjen e dytë filantropike që ajo merr pjesë gjatë këtij muaji. Përpara disa ditësh ajo ju bashkua bashkëshortit të saj Jim Toth dhe kolegut Matthew McConaughey për mbledhjen e fondeve të një organizate në Los Angeles.

Reese dhe Matthew janë bërë shokë qëkurse kanë filluar xhirimet për filmin “Mud”. Partneri i saj në filmin e fundit “Water for Elephants” është aktori Robert Pattinson. (LajmeShqip.com)