Paris (PLOTESUAR 15:45)- Kandidati për president të Francës i Partisë Socialdemokrate, Fransoa Hollande pasi votoi në qytetin Tul, deklaroi se kjo ditë do të hyjë në historinë e shtetit. “Kjo do të jetë ditë e gjatë dhe nga francezët do të varet nëse do të jetë e mirë”, tha Hollande.
Presidenti aktual dhe kandidat i qendrës së djathtë për mandat të ri Nikolla sarkozi, i cili votoi në Paris, nuk dha deklaratë për gazetarët.
Deri në mesditë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në Francë e kanë shfrytëzuar 30,66 për qind e votuesve të regjistruar. (LajmeShqip.com)
***********************************
Paris – Qytetarët francezë votojnë sot në balotazhin për president. Sondazhet e opinionit tregojnë sfiadantin socialist, François Hollande, para presidentit Nikola Sarkozi.
Fushata e tyre është zhvilluar me premtimet për papunësinë, imigracionin dhe të ardhmen ekonomike të Francës.
Në apelin final drejtuar 46 milionë votuesve francezë, Sarkozi ka thënë se fitorja e socialistëve do të mund ta çonte ekonominë e dytë më të madhe në Eurozonë në rritje të deficitit dhe borxhit, sikurse Greqia. Hollande ka premtuar më shumë shpenzime buxhetore dhe taksa më të larta.Nëse fiton, Hollande do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransoa Miternad ka lënë zyrën. (LajmeShqip.com)
Sunday, 06 May 2012 14:17