Nuk është aspak habi që aktori Raul Bova është një tip romantik. I martuar me Chiara Giordano prej 12 vitesh ai shpesh herë e ka shprehur dashurinë për partneren e tij. Për revistën italiane “TV Sorrisi e Canzoni” ai ka dhënë një intervistë ku edhe njëherë ka shprehur dashurinë për Chiarën e tij.
“Chiara dhe unë jemi shembulli tipik i atyre rasteve kur dashurohen dy njerëz që janë njësoj në shumë këndvështrime. Të dy kemi të njëjtat mendime. Duke punuar me të, kam zbuluar në të një vajzë që di të ndezë dhe fushën e produksionit. Ajo është e aftë të dirigjojë sikur të ishte prej 20 vitesh në këtë punë, dhe jo aq për pak kohë sa punon në këtë fushë. Pastaj, jo vetëm që është e bukur dhe të jep kënaqësi të rrish me të, por ndihesh mirë kur je pranë dikujt që të kupton dhe madje e din edhe se çfarë ti mendon”, ka thënë aktori Raul Bova.
Raul Bova dhe Chiara Giordano, përveçse partnerë në jetë, janë edhe kolegë në shtëpinë kinematografike Sanmarco Film Production. (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 June 2012 12:50 