Prishtinë – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, së bashku me një delegacion të Këshillit të NATO-së, nesër do të vizitojë Kosovën. Në delegacion, gjithashtu, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE-së.
Delegacioni, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drews dhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Delegacioni, poashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrin Slobodan Petrovic.
Ai i sjell së bashku përfaqësuesit e lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështje të politikave apo ato operacionale, të cilat kërkojnë vendime kolektive, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 July 2012 17:35