Prishtinë – Këshilli i përgjithshëm të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), që drejtohet nga zv.kryministri Sllobodan Petroviq, ka përjashtuar nga radhët e saj Ministrin e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kosovës, Nenad Rashiq, të cilin e ka akuzuar se po përpiqet të destabilizojë klubin e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Në komunikatën e kësaj partie theksohet se paraqitjet medtaike të Rashiqit janë shkelje më të vrazhda të statutit të partisë.
Nenad Rashiq më 3 maj me katër deputetë të Partisë së Pavarur Liberale, një të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një deputetë të komunitetit të ashkalinjve, paralajmëroi se do të formojë një grup të ri deputetësh që do të quhet “E ardhmja e përbashkët”.
Friday, 10 May 2013 09:57