Washington – Raporti të cilin të porsalindurit e ndërtojnë me nënën në 18 muajt e parë të jetës, ndikon fuqishëm në sjelljen romantike në jetën e mëvonshme, pohon një studim i ri.
Ndjenja e besimit, dashurisë, si edhe aftësia për zgjidhjen e konflikteve përmes bisedës, përcaktohet që në fëmijërinë e hershme.
Nëse sjellja ndaj fëmijës është e keqe, atëherë kur fëmija të rritet do të jetë agresiv dhe i prirë për zënka; ndërsa foshnjat, nënat e të cilëve kanë qenë të kujdesshme dhe plot mbështetje, do të dinë t’i zgjidhin problemet me partnerët e tyre.
Edhe pse të rriturit me kalimin e viteve i ndërrojnë qëndrimet ndaj lidhjeve të dashurisë, megjithatë gjithmonë dalin në sipërfaqe shenjat e të kaluarës në situatat stresuese.
Rezultatet e studimit janë bazuar në studimin e 75 personave, që nga fëmijëria deri në moshën 30 vjeçare, ku të përfshirë në këtë studim kanë qenë edhe miqtë e tyre të afërt dhe partnerët.
Thursday, 19 January 2012 11:00 