Shërbimet gjermane të sigurisë me vëmendje të madhe monitorojnë dhe analizojnë, ato raste kur njerëz nga Gjermania shkojnë në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, shkruan Deutsche Welle.
Përmes duarve të tyre kanë kaluar 670 raste të personave që kanë shkuar në Siri dhe Irak që nga qershori i këtij viti, me të vetmin qëllim për t’u bashkuar me militantët, transmeton lajmi.net
Zyrtarisht, rezultat e analizës nuk janë të disponueshme për opinion, por televizionet gjermane si NDR, WDR dhe e përditshmja Seuddeutsche Zeitung, kanë arritur ti sigurojnë. Ata kanë arritur ti sigurojnë 11 faqet kryesore të raportit, duke i publikuar kështu të dhënat para se zyrtarisht të publikoheshin.
Gjysma e njerëzve që e kanë braktisur Gjermanë kanë shkuar në luftë për t’iu bashkuar militantëve të ISIS-it. Thuhet se shumica prej tyre janë meshkuj, edhe pse në mesin e tyre janë 21 për qind femra. Para se të vendosnin të shkojnë në Siri, shumica e këtyre njerëzve kanë jetuar në qytete të mëdha të Gjermanisë. Mosha mesatare e tyre është 25-vjet. Por të dhënat e frikshme tregojnë se në 80 raste bëhet fjalë për djem shumë të rinj, të moshës nga 15 deri në 18-vjeç.
409 rekrutues të rinj kanë lindur në Gjermani, 399 prej tyre kanë shtetësi gjermane, derisa 160 kanë shtetësi të dyfishtë. Një e treta e tyre janë prind, kurse numri i atyre që e kanë ndërruar fenë para se të shkojnë arrin në 114.
Por ekziston një përqindje mjaft e madhe e atyre që janë të arsimuar mirë. Në 80 për qind të rasteve bëhet fjalë për student që kanë shkuar në fakultete, ku shumica prej tyre nuk kanë diplomuar. 82 për qind e tyre e kanë të përfunduar shkollën e mesme, ndërsa 63 për qind e të rinjve që kishin udhëtuar për në Siri ishin nisur nga shkolla.
Sipas raportit gjysma e tyre kanë pasur dosje në polici, zakonisht për shkak të fyerjeve, vjedhjeve, përdorimi të drogës apo abuzimit seksualë.
Wednesday, 30 September 2015 15:26