Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun paralajmëroi në raportin e ri në tensione dhe rreziqe që kërcënohen për ta rrezikuar stabilitetin e Kosovës dhe vlerësoi se hapësira për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit do të zvogëlohet.
Tensionet dhe konfrontimet paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, theksoi Ban në raportin të cilin KS-ja do ta shqyrtojë më 14 maj.
“Tensionet janë prodhim i mendimit se nuk zgjidhen çështjet kyçe në lidhje me problemet themelore të konfliktit”, vlerësoi Ban. Shtoi se bashkësia ndërkombëtare ka shpresë se përparimi i rrugës drejt BE-së dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit gradualisht do t’i zvogëlojnë burimet e tensioneve.
Ban vlerëson se hapësira për dialog në muajt e ardhshëm do të zvogëlohet që do të mund të rezultojë me tensione të përforcuara.
“Hapësira për negociata mund të zvogëlohet veçanërisht nëse nuk ruhet paqja ose përmes reagimeve jo të nevojshme të opinionit të identiteteve dhe provokimeve. Arrestimet pa arsye ose deklaratat luftarake shpien drejt rritjes së tensioneve dhe dhunës”, thekson Ban në raportin. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 May 2012 18:30