Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 09:31

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës sot do të diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme për procesin gjyqësor kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimajt dhe Idriz Balës në Hagë.

Dritën jeshile për këtë seancë e ka dhënë të hënën Kryesia e Kuvendit të Kosovës që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së deputetit të AAK-së Ahmet Isufi, i mbështetur nga disa deputetë që e kanë nënshkruar këtë kërkesë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Kuvendi vetëm do të kërkojë gjykim të shpejtë duke u shprehur se edhe ai edhe Haradinaj i Besojnë drejtësisë ndërkombëtare.

Në këtë seancë nuk do të flitet për rastin e Kleçkës për të cilën është hapur një proces kundër deputetit Fatmir Limaj.