Ne profilin e tij ne Twitter, kryesocialisti njofton se takimi i pare ne London School of Economics, ka ne qender bashkebisedimin per programin per nje Rilindje Shqiptare, ne prani edhe te shume studenteve shqiptare ne Londer.
“Eksperienca laburiste e programimit qeverises ne opozite ndryshoi komunikimin e partive politike e vete te majten ne vitet ’94-97 me T.Blair. Shpresojme te marrim per me tej ndihmen e tyre ne rrugen tone te programit. Nese do ta marrim do te jete nje ndihme e pacmueshme per PS tone”- shkruan Rama.
Po neser ai do te kete takime me drejtues te larte te Partise Laburiste ne House of Commons, sipas tij, te interesuar te dine rreth gjendjes ne vend e programit opozitar.
Rama vlereson kontributin e Laburisteve angleze, qe sipas tij, transformuan pergjithnje politiken e te majtes permes Rruges se Trete dhe i paraprine zhvillimeve te shekullit te ri.
Sunday, 25 March 2012 19:39