Lajme Shqip Monday, 10 February 2014 16:13

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë të panjoftuar në doganën e Kapshticës dhe në Hipotekën e Korçës. Gjithashtu kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe në drejtorinë e Hipotekës së qarkut.

 Vizita është bërë gjatë paradites së sotme, pasi që nga dje kryeministri ndodhet në rajonin juglindor, pasi vizitoi dhe Pogradecin.  

 Në këtë vizitë të palajmëruar kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Kryeministri, ka zhvilluar një takim edhe në shtëpinë e të Moshuarve në Korçë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar vizita të panjoftuara me herët edhe në doganat e Durrësit dhe atë të Hanit të Hotit, ku ka qenë e shoqëruar nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali./shekulli/