Lajme Shqip Saturday, 07 December 2013 15:10

Tiranë- Edi Rama vazhdon të jetojë në shtëpinë e marrë me qira pas martesës me Lindën. Në librin “Kurban” të shkruar dy vite më parë Ramafliste edhe për disa detaje pikante që kanë të bëjnë me jetën e tij private, si dhe me banesën e tij.

“Jetoj me Lindën në një kat të lartë të Tiranës, 75 metra katrorë, e marrë me qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin gri të bibliotekës ndajnë në vend të murit ndenjjen nga gjumi dhe kravatat janë varur anash krevatit….” shkruante Rama nëlibrin Kurban. Por duket se edhe pse tashmë ai është bërë kryeministër nuk e ka ndryshuar vendbanimin e tij. Këtë gjë e dëshmojnë edhe fotot e realizuara nga papaparaci i gazetës Panorama.