Kukës – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vizituar sot në mesditë qytetin e Kukësit, ku është takuar me drejtuesit lokalë të PS-së të rretheve të Kukësit, Hasit e Tropojës.
Takimi është zhvilluar i mbyllur, ndërsa burime nga brenda mbledhjes pohojnë se, takimi është përqendruar në diskutimin e programit të PS-së për një qeverisje të mirë.
Sipas të njëjtave burime, Rama është shprehur se, duhet të nisë puna për shtrirjen e programit qeverisës në popull, të cilit do t’i kërkojmë votën përmes programit tonë.
Kryetari i PS-së u ndal edhe në nivelin në rritje të korrupsionit të qeverisjes së PD-së, në rritjen e nivelit të varfërisë, veçanërisht në zonat rurale.
Wednesday, 30 November 2011 16:04