Tiranë -(E plotësuar) Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama prezantoi strukturën e Qeverisë së re për vitet 2013-2017, duke theksuar se do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve. Ai tha se struktura e re e Qeverisë, është e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese.
“Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve”, tha Rama.
Struktura e Qeverisë së re:
Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit
Ministria për Inovacionin dhe Administratë Publike
Ministria për Çështjet Vendore
Edi Rama gjatë prezantimit premtoi risktrukturim të plotë dhe të thellë në organikën e Kryeministrisë dhe një shkurtim të ndjeshëm të saj. “Komitetet që do të drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse”, tha Rama, raporton Tch.
Kryeministri i ardhshëm sqaroi se për detaje të tjera të Qeverisë së re duhet të pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm.
Ndërsa pas daljes publike, Rama njoftoi në Tëitter se në përbërjen e Qeverisë së re do të jetë numri më i madh i grave në historinë e vendit.
Rama pritet të publikojë strukturën e re qeverisëse
Tiranë – Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet që të bëjë publike mesditën e sotme strukturën e qeverisjes së re.
Në një postim në “Twitter” Rama shrkuan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re.
Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune kryesuar nga Ilir Beqja (PS) dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës.
Wednesday, 24 July 2013 13:08