Lajme Shqip Wednesday, 19 February 2014 13:37

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë qendrore të qeverisë, presidentin e UEFA-s Mishel Platini. Në përfundim të takimit, Rama bëri të ditur për mediat se në fokus të bashkëbisedimit me presidentin e UEFA-s, ishte ndërtimi i stadiumit të ri dhe futja në shkolla e një programi të posaçëm  për futbollin. Rama më tej tha se me kreun e UEFA-s diskutoi edhe mbi të ardhmen e kombëtares. 

Ndërsa Platini, i cili mbërriti sot në Tiranë për vizitë e mbështeti Ramën në idenë e programit të futbollit në shkolla. Sipas Platini, ky program ndihmon në krijimin e talenteve të reja në futboll. Ai shprehu mbështetjen e organizmit më të lartë botëror të futbollit, për ndërtimin e një stadiumi në Shqipëri sipas parametrave ndërkombëtare. 

Kryeministri Rama bëri me dije se në muajin shtator kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një stadium të ri. Platini pret të takohet edhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka si dhe me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.