Tiranë – Kreu i PS Edi Rama ka prezantuar në bashkinë e Divjakës kandidatin e koalicionit Aleanca për të Ardhmen Fredi Kokoneshi.
Nga sheshi qendror i bashkisë Divjakë, Rama u shpreh se në Divjakë kanë mbetur po ato probleme që janë hasur edhe 8 vite me parë.
Për të ndryshuar situatën duhet votuar për Fredi Kokoneshin. Ka ardhur koha u shpreh Rama “që ti japim fund presioneve dhe shantazheve mbi popullin shqiptar, kurrë më frikë për njerëzit e këtij vendi.
Ka ardhur koha që të bëhemi së bashku kundër varfërisë dhe papunesisë. Në Shqipëri janë 1 milion të papunë dhe ne do ti hapim rrugën për ti punësuar me 8-maj”.
Ne, vazhdoi Rama, “nuk do ti ndajmë njerëzit në blu e në rozë. Vota e 8- majit është investimi juaj për të nesërmen”.
Fredi Kokoneshi i cili garon për herë të parë për kreun e bashkisë Divjakë, premtoi në programin e tij elektoral se do te punojë për zhvillimin e qëendrueshëm të turizmit në këtë bashki, duke mbështetur investimet e kryera nga banorët vendas.
Edhe zhvillimi i industrisë ushqimore e cila do të ketë vulën e Divjakës është premtuar nga kandidati, krahas shumë premtimeve në sektorë të ndryshëm të bashkisë.
Monday, 18 April 2011 16:39