Kryeministri Edi Rama e ka vizituar ditën e sotme konsullatën shqiptare në Milano. Nisur dhe nga ngjarjet e fundit, Rama theksoi se, këto institucione duhet të fokusohen më shumë te shërbimi qytetar. Ai tha se, do të bëhet sa më shpejt postimi i konsullatës me qëllim për të përballuar fluksin.
Kryeministri u shoqërua edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ministri Bushati u shpreh se konsullata ndodhet në kushte të vështira. Ai theksoi se ka për objektiv shërbime më të shpejta dhe transparente.
Një ditë më parë Ministria e Jashtme ka kallëzuar penalisht ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahinë për abuzime me shuma të mëdha financiare. Sipas padisë, Spahia akuzohet se ka lidhur një kontratë të paligjshme telefonike në kurriz të emigrantëve./shekulli/
Saturday, 01 February 2014 14:02