Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 01:22

Burrel- Kryetari i PS-së, Edi Rama është prononcuar për herë të parë rreth ambicjes së shprehur nga ish-kryeministri Fatos Nano, për postin e presidentit. Nga qyteti i Burrelit ku ai ka promovuar librin ‘Kurban’, Rama e ka konsideruar lajmin si një ushqim për mediat.

“Sot ka një ndasi shumë të madhe në Shqipëri të ushqyer qëllimisht për vite me radhë që e ka ndarë Shqipërinë në ne dhe në ata. Ne jemi shumë të zotë, për të krijuar probleme aty ku nuk ka probleme dhe pastaj për ti bërë problemet tona ushqim për gazetat dhe për ekranet e qeverisë që përmes problemeve tona të krijuara nga hici, nga vetë ne shpesh herë, të spostojë vëmendjen nga problemet e rënda të keq qeverisjes”,- nënvizoi Rama.