Tiranë-Kreu i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama deklaroi sot se reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare po ecin shumë ngadalë. Sipas tij këto reforma kyçe kompromentojnë procesin e integrimit.
Kreu i opozitës akuzoi mazhorancën për mungesë vullneti për bashkëpunim për përmbushjen e këtyre reformave.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se shqetësimi kryesor I opozitës mbetet reforma zzgjedhore.
“Jemi shumë larg zbatimit të afateve dhe në fakt duhet të ishim në finalizimin e reformës, por mungon vullneti I palës tjetër”-tha Rama duke shtuar se nuk dëshiron që të përsëriten ngjarjet e së kaluarës.
Ndërsa kërkoi që reforma zgjedhore të mos kompromentohet, duke e cilësuar prioritet kyç të BE-së, Rama tha se PS ka bërë një punë voluminoze sa i përket ligjeve me 3/5.
Sipas kreut të PS-së edhe reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyçe.
Lideri socialist, u shpreh i qartë se nëse reformat nuk do të kryhen në kohën e duhur, rrezikon të kompromentohet integrimi i Shqipërisë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 February 2012 13:48