Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 18:08

Edi Rama ka paraqitur programin e ri politik të Partisë Socialiste. Duke folur në tryezën për programin e ri të PS-së Rama tha se rruga e këtij programi ka nisur.

Më tej, ai tha se Partia Socialiste në zgjedhje do të paraqitet me një program më të detajuar dhe se do të gjejnë një zgjidhje për problemet ekonomike. Rama ka thënë se 21 grupe pune do të punojnë për detajimin e programit.

Gjithashtu, Rama theksoi se ky do të jetë një proces i gjerë dhe transparent dhe shënon kohën e duhur për t`i hapur rrugën politikës.

“Politika shqiptare ka treguar më se një herë pamundësinë e saj për tu dhënë zgjidhje problemeve, dhe bindja ime është se ne duhet të hapemi përtej vetes përtej opozitës zyrtare, duke iu kërkuar ndihmë.

Ne nuk pretendojmë se i kemi të gjitha përgjigjet e për më tepër të gjitha vetë. Unë do dëgjoj qytetarët e zakonshëm dhe ekspertë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Diasporë”, u shpreh Rama.

Duke vënë theksin në një rikthim në drejtimin e duhur të partisë së tij ai tha se në këtë mënyrë Shqipërisë i hapet rruga e integrimit drejt eurozonës.