Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 14:20

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter, në lidhje me deklaratat që kryeministri Berisha bëri gjatë mbledhjes së qeverisë.

Shefi i qeverisë deklaroi qe qeveria e tij ka projekte ambicioze në lidhje me lehtësirat e fermerit dhe rritjen e prodhimit. Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se me projektin për bujqësinë dhe kanalizimet e ka kthye Shqipërinë në mesjetë që vetëm programi i PS-së mund ta shpëtojë.

“Bujqësia qënka sot prioritet i qeverisë? Në fakt bujqësia është në gjendje mesjetare dhe vetëm programi ynë e nxjerr atë nga këneta e sotme. Edhe kanalizimet thotë Saliu! Në fakt keqeeverisja e tij e ka bërë Shqipërinë truall gropash septike e përmbytjesh si në Afrikën tropikale”,- u shpreh Rama në Twitter.