Tiranë – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave që presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili pretendon se se serbët në Kosovë janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ndarjes në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë. 
“Marrëzia serbe është kthyer në majën e pushtetit në Beograd përmes Nikolicit: “Serbët i kërcenon një genocid në Kosovë!”… Cfarë idiotesie!”,- reagoi rama në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter.
Në një intervistë për britaniken Guardian, presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç kritikoi Kosovën, pavarësinë e së cilës, Serbia dhe aleatet e saj refuzojnë ta njohin. Nikolic sinjalizoi se do të ketë një qëndrim më të ashpër sesa parardhësit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian, duke argumentuar se deri më tani Serbisë i është kërkuar që të bëjë më shumë lëshime në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe se tani do të duhej që të kërkoheshin më shumë kompromise nga Prishtina.
Sunday, 29 July 2012 21:24