Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 17:56

Mitrovië- Vija më radikale e serbëve në veri të vendit shtyjnë përpara iden për mbajtjen e  referendumin si dhe kërkojnë që të mos largohen në asnjë mënyrë barrikadat e vendosuara muaj më parë në veriun e Kosovës. 

Referendumi nuk ka vonesa dhe duhet të mbahet në Ditën e krijimit të shtetit të Serbisë, kjo është edhe simbolika kryesore dhe mesazhi i referendumit, ka thënë Marko Jakshiç të enjten në një konferencë për shtyp.

Sipas tij referendumi është paralajmëruar të zhvillohet më 14 e 15 shkurt dhe në këto data edhe do të mbahet ka thënë ai pa marrë parasyshë qëndrimet e qeverisë së Beogradit. Referendumi do të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit ka nënvizuar Marko Jakshiç i cili është anëtar i partisë DSS-së së Vojsllav Koshtunicës.

Në anën tjeëtr, nënkryetari i partisë së Jakshiçit, Sllobodan Samarxhiç, ditë më parë në veri të Mitrovicës përveç se ka kërkuar që të mbahet referendumi, ai ka kërkuar nga serbët që të mos lejojnë që në asnjë mënyrë të largohen barikadat që janë vendosuar në veriun e Kosovës.

Shteit i Serbisë ka hapuar hetimet ndaj Jakshiçit, për keqpërdorim të detyrës dhe fondeve që qeveria e Serbisë ka ndarë për spitalin në veri të Mitrovicës si dhe për blerjen e shtëpive, banesave dhe trojeve të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve Jakshiç me njerëz të tij të afërt dyshohet se ka keqpërdorur mbi 6 milion euro. Edhe gjatë natës që po lëmë pas, strukturat kriminale serbe, kanë pasuar një organizim të mirë nëpër barikadat duke bërë ndrrimin e këtyre grupeve që kanë bërë roje.