Lajme Shqip Thursday, 16 August 2012 19:54

Tiranë -Një godinë speciale në Qytetin studenti, me të gjitha parametrat, përfshirë edhe dushet në dhomë do të strehohen çifte të reja të dashuruarish ose fejuarish.

Bujtina

Të gjithë ata studentë që do të përfitojnë nga kjo “ofertë”, duhet të paraqesin një kërkesë në drejtorinë e konvikteve në Qytetin Studenti e më pas të marri miratimin e bordit përzgjedhës. “Pas kërkesave të shumta që kemi pasur ndër vite nga çifte të fejuarish, apo të dashuruarish, morëm vendimin për çeljen e një bujtine të re, me të gjitha kushtet, me dushe brenda, ku do të mund të qëndrojnë bashkë çiftet e reja. Në këtë mënyrë kemi shembur edhe barrierat e mentaliteteve apo paragjykimeve.

Çiftet duhet të bëjnë kërkesë. Për vite me radhë në drejtori kemi pasur kërkesa për të mundësuar qëndrimin në një dhomë bashkë, të vajzave dhe djemve, ndërkohë që këtë vit, në këtë bujtinë të gjithë këto çifte do të jetojnë bashkë, pas nisjes së vitit akademik”, deklaroi drejtori i konviktit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina. Sipas tij, të gjithë të interesuarit duhet të bëjnë kërkesë pranë drejtorisë për të vendosur më pas çiftet që do të strehohen në bujtinën e re. (LajmeShqip.com)