A do të dëshironit të jetoni në një qytet i cili nuk ofron një pamje periferike vazhdimisht të njëjtë, por që udhëton nga cepi në cep? Qyteti i cili pritet të ndërtohet deri më 2016, i quajtur Meriens, është një qytet i tillë!
Ky lloj qyteti është më shumë për shkencëtarët, që të kryejnë hulumtime në oqean, por padyshim që është madhështor – me një pamje si diçka nga filmi Star Trek.
Meriens do të jetë shtëpi për rreth 7,000 shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota. Do të përmbajë laboratorë, klasa, ‘shtëpi’, fusha sportive, ferma të mbarështimit dhe ‘krahë’ që do të ketë serra hidroponike kështu që banorët do të mund të rrisin fruta dhe perime në të, transmeton lajmi.net.
Objekti është projektuar për të qenë 100% i qëndrueshëm dhe i drejtuar nga energjia e ripërtëritshme. Deri tani qyteti është një koncept, por arkitekti i tij Jacques Rougerie, thotë se qyteti pritet të jetë realitet në vitin e ardhshëm.
Wednesday, 30 September 2015 15:52