Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 16:00

Prishtinë-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se qytetarët e Kosovës, të cilët posedojnë viza Schengen, do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Bullgari, pa pasur nevojë që të pajisen me viza bullgare.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje, ka përcjellë njoftimin se Qeveria e Republikës së Bullgarisë, ka marrë vendim për lehtësimin e hyrjes në Bullgari për poseduesit e vizave Schengen.

Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë ka vendosur që deri në datën kur Bullgaria të bëhet anëtare e zonës Schengen, të aplikoj njëanshëm sistem të lirë vizash për poseduesit e vizave valide të Schengenit.

Ky vendim iu mundëson poseduesve të vizave Schengen, që të hyjnë dhe të qëndrojnë në Bullgari në një periudhë deri në tre muaj nga data e hyrjes së parë, pa pasur nevojë për pajisje me vizë bullgare. Në praktikë ky vendim do të prekë shtetasit e të gjitha vendeve për të cilat deri tani është kërkuar vizë bullgare për të hyrë në këtë vend. (LajmeShqip.com)