Të parandalosh osteoporozën, sëmundjen e eshtrave të njeriut, është e mundur. Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të konsumojmë një gotë qumësht në ditë.
Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse e llogarisim në formë të grirë është e barabartë me 4 lugë të vogla. Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali, transmeton BW.
Parandalimi përtej tavolinës, lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të “braktiset” edhe kur je i ri. Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës.
Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jetë kosi.
Por nuk duhet të harroni diçka: parandalim do të thotë edhe “monitorim” i shëndetit përmes analizave.
Friday, 09 March 2012 21:36 